Në studio:

Uljanova Çali

Ari Metani

Ne skype: Chrysanthi Kalogeri

#ShijeShtëpie në #TvKlan. Emision edukues, informues & argëtues me znj. Vjollca dhe Katerina Trungu. Çdo ditë me recetat e thjeshta dhe mbi të gjitha ekonomike te znj. Vjollca duke edukuar amvisat si të ushqehemi shëndetshëm. Rubrika të ndryshme me të ftuar specialë me këshilla të thjeshta praktike, të kuptueshme nga të gjithë, për çdo aspekt të të përditshmes. Argëtim, me muzikë dhe quiz, lojëra gjithëpërfshirëse që të japin atë dëshirën për të luajtur dhe për të komunikuar live me Katerinën dhe të ftuarit e saj.

2 recete nga Znj. Vjollca

Supë juverlaki me limon dhe vezë


Qoftet

400 gr mish i grirë
1 qepë (mesatare)
50 gr oriz
Pak hudhër
1 vezë
2 lugë gjelle kopër i grirë
2 lugë gjelle vaj ulliri + kripë + piper të zi

Për supën 1.2 – 1.5 litër lëng pule
2 karrota
2 patate mesatare (Opsionale)
4 lugë gjelle vaj ulliri
3 të verdha veze 2-3 lugë gjelle lëng limoni
1.5 lugë gjelle miell misri
1.5 lugë gjelle gjalp
Kopër

Fillimisht vendosim në zjarr 1.5 litër ujë në një tenxhere ku do të shtojmë 3 kubë magi pule + 2 karrota të prera në gjysëm rrathë ose kubik si të dëshironi + patatet dhe ato të prera në kubik + 4 lugë gjelle vaj ulliri dhe pak kopër. I lëmë të gjithë përbërësit të valojnë. Ndërkohë të gjithë përbërësit e qofteve i bashkojmë, në një tas punojmë brumin mirë e më pas formojmë qofte sferike të vogla dhe këto sipas prefernces tuaj. Në momentin që përbërësit në tenxhere të kenë filluar vlimin shtojmë qoftet dhe i lëmë në zjarr për 20 min. Në një tas rrahim vezët ( të verdhat ) + 1.5 lugë gjelle miell misri + lëngun e limonit. I përziejmë, shtojmë pak lëng qofte nga supa + lëngun e limonit + i përziejmë, shtojmë pak lëng qofte nga supa dhe presim vezët të cilat i bashkojmë me supën e përzierë, shtojmë përsëri kopër nëse dëshironi dhe gjalp të shkrirë dhe shërbejmë.

Biskota me çokollatë nutella


1 vezë
110 gr sheqer pluhur
110 gr gjalp ose vaj “GUSTO”
60 gr kakao
240 gr miell
1 pako pluhur pjekës
Vanilje
Nutella
Sheqer pluhur për lyerjen e biskotava

Fillimisht në një tavë të vogël me letër pjekje vendosim 20 racione nga 0.5 lugë çaji nutella të ndara me racione sa një kanellë. I vendosim në ngririje për 1 orë. Më pas në një tas bashkojmë miellin + kakao + pluhur pjekës + vanilje i përziejmë mirë. Në një tas tjetër përziejmë shqerin me gjalpin ose vajin, shtojmë vezën e më pas shtojmë miellin e përziejmë me kakao duke trazuar vazhdimisht me lugë druri ose dore deri sa të formohet një brum i lidhur. Nxjerrim nutelen nga akulli, marrim brumin formojmë një sferë duek vendosur në mes nutellen e ngrirë. E kalojmë biskotën në sheqer pluhur e më pas e vendosim në tepsinë ke kemi vënë letër pjekje. I pjekim në temperaturën 180 gradë për 12-15 min.

Pse prilli është muaji më i rëndësishëm i vitit?

Çfarë do të sjellë Mërkuri në prapavijë për secilën shenjë?

Prilli sjell njerëz që do ju ndryshojnë jetën tuaj, rikthimi i dashurisë së vjetër?