Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Në teatrin Migjeni të qytetit të Shkodrës, kanë filluar aktivitetet për festimin e 10 vjetorit të themelimit të shoqatës atdhetare “Kosova” me qendër në këtë qytet. Aktivitetet filluan me programin koncertal “Pranverë e vonuar”. Program të cilin e hapi kryetari i shoqatës zoti Dashamir Uruçi. Më pas programi ka vazhduar me emra të njohur artistësh, si Bujar Qamili, Hysen Koçia, Mukadez Çanga, Mirush Kabashi etj.

Për shoqatën “Kosova”, Presidenti Mejdani ka akorduar dhe dekoratën “Naim Frashri i Artë”, e cila i është dorëzuar kryetarit të kësaj shoqate, zotit Dashamir Uruçi. Më pas është bërë edhe promovimi i librit “Pranverë e vonuar”, në ambientet e hotel Rozafat./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora