Një familjar i një të arrestuari në burgun e Drenovës është vënë në pranga pasi gjatë kontrollit i janë gjetur lëndë narkotike në xhep.

Burime për korrespondenten e Klan News, Daniela Zisi, bëjnë me dije se qytetari me iniciale O. K. ka shkuar në burg për të futur një çantë me ushqime për një të paraburgosur që rezulton kushëriri i tij.

Gjatë kontrollit që u bëhet të gjithë personave që dorëzojnë ushqime e veshje, i janë gjetur në xhep të bluzës rreth 3 gramë kanabis.

Nuk dihet ende nëse ai ka patur për qëllim ta fusë drogën brenda IEVP Drenovë, megjithatë do të jenë hetimet që do të zbardhin të gjitha rrethanat.

I arrestuari po dërgohet në ambientet e komisariatit të Korçës, ndërsa pas pak ditësh do të njihet me masën e sigurisë./tvklan.al