Vijon të rriten edhe të infektuarit

49 pacientë janë duke u trajtuar në klinikën infektive në QKUK të infektuar me COVID-19, derisa të tjerët po trajtohen nëpër shtëpitë e tyre. 9 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore, dy prej tyre me ventilim mekanik.

“Ne po bëjmë sa është e mundur që gjendja e tyre të përmirësohet dhe presim zhvillime të situatës në ditët në vazhdim”.

Deri më tani zyrtarisht janë 30 të shëruar. Ndërsa sot është liruar nga spitali edhe një 77-vjeçar, i cili kishte pasur edhe më herët sëmundje kronike.

Ndërkohë kryeministri në detyrë ka vazhduar vizitat në Gjakovë, Pejë e Klinë, ku është interesuar me telashet që po përballen për luftimin e përhapjes së koronavirusit. Ka vazhduar dezinfektimi i rrugëve nga komuna e Prishtinës.

Derisa avokati i popullit ka pranuar rreth 20 ankesa nga qytetarët në lidhje me shkelje të të drejtave të tyre gjatë kohës së pandemisë, njëri prej tyre fëmijë i cili ka dy prindërit zyrtarë policor dhe ka kërkuar që njëri të lirohet e të kujdeset për të.

Tv Klan