cmimi PashkoNë nderim të profesor Gramoz Pashkos,  një prej intelektualëve më të spikatur në fushën e studimeve ekonomike, Fondacioni për Liri Ekonomike ka vendosur të shpallë çmimin “Pashko” për studentët e masterit dhe doktoraturës që do të marrin pjesë në konkurset e organizuar nga ky Fondacion.

Shpallja e çmimit “Pashko” u përshëndet edhe nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i cili tha se Gramoz Pashko liberalizmin e kishte filozofi dhe mënyrë jetese. Sipas tij me zellin e idealistit dhe padurimin për të arritur atë që e cilësonte legjitime.

Gramoz Pashko e kishte gjetur çelësin e përparimit. Për të nderuar figurën e Gramoz Pashkos ky çmim nuk do të jetë i vetmi. Një dokumentar dhe një film artistik do të marrin jetë shumë shpejt.