Ky 54-vjeçar besohet se është personi i parë në botë me veshkat më të rënda, rasti i parë i regjistruar deri më sot në histori. Warren Higgs, nga Windsor, Berkshire të Britanisë së Madhe, vuan nga sëmundja e veshkave policistike.

Kjo sëmundje e trashëgueshme bën që në veshka të rriten kiste të mbushura me lëngje, e që mund të çojnë deri në mosfunksionim e veshkave. Ajo prek rreth 1 në 1 mijë persona dhe nuk ka kurë.

54-vjeçari iu nënshtrua një operacioni tepër të rrezikshëm për heqjen e veshkave, që peshonin mbi 35 kilogramë.

“Nuk kisha parë kurrë më parë një gjë kaq të madhe. Kur gjithçka nuk është në vendin e duhur rrezikon që të dëmtosh organet e tjera, rrezikon hemorragji masive ”, tha në një intervistë për BBC, Sanjay Sinha, kirurg në Spitalin Universitar Trust të Oxfordit, që kreu operacionin.

3 muaj pas kësaj ndërhyrjeje, Warren po kthehet dalëngadalë në këmbë.

“Ndihem shumë më mirë, mund të marr frymë. Mund ta ha pak…”, shprehet 54-vjeçari për BBC.

Ndonëse ka ende probleme, ai thotë se operacioni i ktheu mbrapsht jetën. Tanimë Warren shpreson që të mund të bëjë transplant të veshkave./tvklan.al