Mjekët pediatër: Po e kalojnë me simptoma të lehta

Rastet e fëmijëve të infektuar me koronavirus po vijojnë të rriten, duke bërë që në shkolla të ketë çdo ditë e më pak nxënës. Ministria e Arsimit deklaron se 0,17 % apo 600 nxënës në të gjithë vendin kanë munguar në datën 13 Janar si pasojë e karantinimit.

Por kjo shifër duket se është disa fishuar në ditët e fundit. Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik pohojnë se shifrat e infektimeve tek nxënësit po rriten ndjeshëm dhe kjo faktohet nga mungesat e këtyre ditëve.

Edhe mjekët pediatër referojnë se ditët e fundit numri i fëmijëve që janë paraqitur për vizita është rritur, por asnjë rast nuk ka simtoma të rënda.

Aktualisht në spital janë afro 10 fëmijë që po marrin trajtim si pasojë e infektimit me koronavirus.

Tv Klan