Kërkohet përjashtimi i trupit gjykues

Seanca e parë gjyqësore në ngarkim të ish-Kryeprokurorit Adriatik Llalla nuk është zhvilluar pasi avokati mbrojtës kërkoi përjashtim të trupit gjykues.

Sipas avokatit Sokol Hazizaj, çështja në ngarkim të Llallës tashmë ndodhet në Gjykatën e Lartë, dhe pa u shprehur kjo gjykata nuk mund të vijojë procesi në Gjykatën e Posaçme.

Seanca e së premtes është ndjekur edhe nga përfaqësues të ambasadës amerikane.

Adriatik Llalla është marrë nën hetim nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e fshehjes dhe mosdeklarimit të pasurisë.

Tv Klan