Si është të jesh e martuar me Bes Kallakun? (video) – TV KLAN

Si është të jesh e martuar me Bes Kallakun? (video)

Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku janë një prej çifteve më të famshme dhe të dashura për publikun shqiptar. Xhensila këtë të diel ishte e ftuar në “BE Coffee”, ku foli për marrëdhënien e saj me Besin dhe familjen e tyre të re që është shtuar me bekimin e dashurisë së tyre, Ajkën.

Erion Isai: Si është të jesh e martuar me Bes Kallakun?

Xhensila Myrtezai: Është një martesë bio. Nuk ka pesticide, nuk ka helme, ka vetëm dashuri, ka ndonjëherë keqkuptime, por Besi është bio, Erion.

Bes Kallaku: Sikur me e pas mësu unë.

Erion Isai: Është bio, është.

Olsi Bylyku: Ju shikojnë të gjithë kaq të dashuruar, a ka ndonjë gjë që ju bezdis tek njëri tjetri?

Xhensila Myrtezai: Nuk ka ndonjë gjë jo, ka shumë gjëra. Tani zemër më fal, duhet të jem e sinqertë, po ti i di shumë mirë gjërat. Jemi një familje, jemi në një shtëpi…Besi ka një fjalë që mua më nxihet jeta sa herë e përdor. “1 sekondë”. Ai 1 sekondi zgjat 24 orë, ‘Besi duhet t’i ndërrojmë vajzës pelenën’, ‘1 sekondë’. Kalon 1 orë, 2 orë, 3 orë, i vjen radha pelenës tjetër, ai prapë ‘1 sekondë’.

Erion Isai: Po Xheni sa e ka një sekondën?

Bes Kallaku: Çfarë flet mer, 1 sekondi i kësaj është një javë./tvklan.al  

Kategori
Lajme nga EmisionetShowBizTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*