Në një vendim të gjykatës së Tiranës evidentohet mënyra se si funksion rrjeti i trafikut të prositucionit në Tiranë. Një 55 – vjeçare në rolin e tutores shfrytëzonte ambientet e lokalit të saj në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu” që t’u siguronte meshkujve dy vajzave të reja për marrdhënie seksulae në këmbim të parave .
Nga ndjekja e policisë është bërë e mundur dhe kapja në hotel e 29 – vjeçares me emer të rreme,Ana dhe një 32 – vjeçari .
Në dëshminë para oficerëve të policisë vajza ka pranuar se ishte paguar 5 mijë lekë për aktin.
Ndërsa 32 – vjeçari pohoi se numrin e telefonit të vajzës e kishte gjetur përmes pronares së lokalit përballë hotelit, 55 – vjeçares me inicialet Xh.S.
29 – vjeçarja, me emrin e punës Ana, deklaroi se kontaktin e parë me pronaren e lokalit e kishte pasur një javë më parë ku një shoqja e saj bënte të njëjtën gjë. Madje shoqja më sugjeroi se mund të shkoja tek hoteli që ishte përballë lokalit,-tha për hetuesit 29 – vjeçarja. Një ditë më parë se të kapej në flagrancë, e reja kishte kryer seks me para edhe me një shtetas turk.
Tv Klan