Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simeone, mendon se skuadra e tij duhet të tregojë se është e denjë për të qenë në mesin e 8 më të mirave të Europës, ndërsa pret Borussia Dortmund në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Los Kolçoneros që gjenden në vendin e katërt në renditje dhe 17 pikë larg kryesuesve të Real Madridit, janë jashtë garës për titull në La Liga dhe kanë fituar vetëm tre nga tetë sfidat e fundit në të gjitha garat.

Dormtundi bënte pjesë në grupin e vdekjes bashkë me PSG, Milan dhe Neëcastle.

“Kjo do të jetë një nga ndeshjet më intensive nga tetë skuadrat në Ligën e Kampionëve. Borussia Dortmund është ekipi me më shumë intensitet,  kështu që ne do të luajmë kundër tyre dhe do të duhet ta çojmë lojën atje ku mendojmë se ata mund të na lëndojnë.”

Për ekipin e Simeones avantazh ëshët fakti se sfida e parë e çerekfinaleve do të luhet në stadiumin “Meropolitano”, një fortesë e vërettë në këtë sezon, me ekipin që ka humbur vetëm dy takime në të gjitha kompeticionet.

Te “Los Kolçoneros” njeriu kyç i sfidës shikojhet sulmuesi francez Antoine Griezmann, që u rekuperua pas dëmtimit në kavilje që e pësoi kundër Interit në shkurt.

Klan News