“Të hënën nis imunizimi masiv i popullsisë”

Maqedonia e Veriut përballet me valën e tretë më të fuqishme deri tani që nga fillimi i pandemisë. Nga 1 deri më 3 Prill janë shënuar 4.116 infektime të reja dhe madje 124 viktima. Nga Ministria e Shëndetësisë thonë se afër 30% e të testuarve rezultojnë pozitiv me COVID-19.

Të Hënën, në Maqedoninë e Veriut, pritet të fillojë imunizimi masiv i popullsisë me vaksinën ruse “Sputnik V”. Vaksinimi do të zhvillohet në sallën sportive “Boris Trajkovski në Shkup, kurse janë caktuar 3.000 termine për qytetarët.

Në këtë fazë pritet të imunizohen qytetarë që I takojnë infrastrukturës kritike – punonjës në MPB, në Armatë, gazetarë, vozitës në transportin publik, zjarrfikës, edukatore të çerdheve etj. Sipas planit, vaksinimi me 20 mijë dozat e vaksinës ruse “Sputnik V” që I dhuroi Serbia, do të zhvillohet në 48 punkte.

Për vaksinat e “AstraZeneca-s” pritet vendimi zyrtar i Bordit të EMA-s. Për momentin aplikohet vetëm tek personat e moshuar dhe deri më tani nuk është paraqitur asnjë rast për efekte të padëshirueshme. Rasti I vetëm problematik është me një 28-vjeçare, e cila kishte marrë dozën e AstraZeneca-s në Serbi dhe së cilës i është paraqitur trombozë në venën e syrit.

Klan Macedonia