Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Intervistë me Drejtorin Ekzekutiv të Televizionit Klan, zotin Aleksandër Frangaj, rreth arritjeve dhe sukseseve që ka pasur ky televizion gjatë vitit 2000. Për vitin 2000, ky televizion ka sjell një hop të rëndësishëm cilësor në të gjitha drejtimet, qoftë në prodhimin dhe transmetimin e programeve televizive, në numrin e tyre, në cilësinë e tyre profesionale, si dhe në drejtimin tjetër të mbulimit me sinjal në të gjithë Shqipërinë dhe në Kosovë.  

Gjithashtu këtë vit TV Klan hodhi edhe disa hapa përpara për t’u shkëputur njëherë e mirë nga gara me të tjerët dhe për të qenë vazhdimisht i pari. TV Klan punoi për marrjen e ekskluziviteteve, që nuk do të kishin mundësi t’i marrin të tjerët. Kështu Klan nënshkroi kontratën e parë, televizioni i parë që nënshkruan një kontratë me UEFA-n, duke blerë të drejtën ekskluzive të transmetimit të Ligës së Kampioneve të Europës në Futboll. Po ashtu TV Klan bleu shërbimin e agjencisë më të madhe të lajmeve në botë, atë të Reutersit. 

Gjithashtu gjatë këtij viti TV Klan ka realizuar një sërë spektaklesh që e kanë shkëputur nga televizionet e tjera, si spektakli “Miss Shqipëri”, spektakli “Sport and Show”, spektakli “E diela për të gjithë”,  superspektakli “Maratona e Këngës Popullore”, etj. Sipas kreut të TV Klan zotit Frangaj, ky televizion ka objektiv që të realizoj 100% të mbulimit deri në fshatin më të thellë me sinjal, sikurse është edhe objektivi tjetër për të dalë me sinjal në satelit./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora