Në përgatitje të miqësores me Shqipërinë, kombëtarja e Suedisë ka bërë publike listën e futbollistëve të grumbulluar.

Trajneri Tomassons ka afruar një numër të madh sulmuesish dhe mesfushorësh, përkatësisht nga 7 futbollistë për secilin repart.

Disa prej lojtarëve të kësaj kombëtareje aktivizohen në Premier League angleze si Lindelof nga Manchester United apo Kulusevski i Tottenham. Suedi-Shqipëri do të luhet më 25 Mars në “Friends Arena”në orën 19:00.

Por më parë, më 22 Mars, Shqipëria do të luajë në Parma ndaj Kilit.

Të dyja këto sfida miqësore janë pjesë e përgatitjeve për Europianin e Gjermanisë.

Tekniku Sylvinho do të ketë mundësinë të shohë gjendjen e lojtarëve si dhe t’u kujtojë atyre skemat dhe taktikat e përdorura gjatë kualifikueseve.

Në asnjë rast si stafi ashtu edhe futbollistët nuk i shohin këto ndeshje si miqësore. Rezultatet e mira do të rrisin vetëbesimin e futbollistëve si dhe do të mbajnë të karikuar atmosferën e mirë në skuadër.

Federata pret një mbështetje të madhe të tifozerisë kuqezi në stadium ndërsa për të gjithë ata që nuk do ta kenë mundësinë të jetë në pranishëm të dy miqësoren me Kilin dhe Suedinë do të transmetohen Tv Klan.

Tv Klan