Moska: Sulm terrorist. SHBA: Nuk ka gisht Ukraina

Këto janë momentet kur të paktën 4 persona të armatosur dhe të kamufluar hyjnë në kompleksin e koncerteve në Teatrin Krokus City afër Moskës, ku dhjetëra e qindra njerëz ishin mbledhur për të ndjekur koncertin e grupit të njohur rus Piknik.

Të armatosurit hapën zjarr dhe brenda sallës para fillimit të koncertit.

Njerëz vrapojnë dhe fshihen për t’i shpëtuar plumbave të armëve.

Mediat shtetërore ruse flasin për të paktën 40 të vdekur dhe 100 të plagosur. Ministria e Shëndetësisë e Rusisë tha se disa nga të lënduarit janë dërguar tashmë për trajtim në spitale.

Ndërsa nga sulmi godina u përfshirë nga flakët, pasi agresorët hodhën dhe granata. Forcat e policisë bënë të mundur evakuimin e të gjithë personave që kishin mbetur brenda.

Forcat e sigurisë kanë arrestuar deri më tani një person të dyshuar. Ministrja e Jashtme ruse e cilësoi menjëherë aktin si një sulm terrorist. Ndërkohë që për këtë ngjarje të rëndë reagoi dhe Departamenti Amerikan i Shtetit.

Zëdhënësi Xhon Kirbi, duke shprehur ngushëllimet për viktimat, tha se nuk ka asnjë indikacion që të jenë përfshirë ukrainasit në këtë sulm.

Vetë Kievi e mohoi kategorikisht se qëndron pas këtij sulmi. Shërbimi Sekret Ukrainas e cilëson këtë akt si skenar të regjimit të Putinit.

Tv Klan