Rusia kryen sërish sulme ajrore ndaj UKrainës ku këtë herë shënjestra ka qenë jugu i vendit. Sulmet e fundit ruse gjatë natës në rajonin lindor të Dnipropetrovsk i kanë marrë jetën 9 personave ndërsa janë plagosur më shumë se 20 të tjerë.

Sulmet ndodhën në zonën Synelnykivsky të rajonit ku të paktën dy fëmijë, të moshës 6 dhe 8, ishin në mesin e të vrarëve dhe në kryeqytetin rajonal të Dnipros.

Ministri i Brendshëm ukrainas Igor Klymenko paralajmëroi se numri i viktimave mund të rritet në orët në vijim. Pas sulmit, Presidenti Volodymyr Zelensky përsëriti thirrjet e tij për aleatët perëndimorë të Ukrainës që të furnizojnë sistemet e mbrojtjes ajrore.

Ndërkohë, një avion ushtarak u rrëzua mbi jug të vendit ndërsa po kthehej në bazë nga një mision luftarak pasi pësoi një defekt teknik. Rrëzimi i avionit rus të përdorur për të lëshuar raketa me rreze të gjatë në Ukrainë është një fitore simbolike për Kievin, i cili është goditur nga qindra sulme ajrore ruse gjatë natës që kur Moska nisi agresionin ndaj Ukrainës më shumë se dy vjet më parë.

Klan News