Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk janë përfshirë në sulmin e Izraelit ndaj Iranit.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi se SHBA nuk ka qenë e përfshirë në këtë sulm izraelit, edhe pse nuk shkaktoi dëme.

“Ne dhe G7 jemi të fokusuara në punën për të ulur tensionet në rajon”, tha Sekretari Blinken.

Sipas CNN, SHBA ishte njoftuar paraprakisht për një sulm me raketë që do të kryente Izraeli ndaj Iranit, por sipas një zyrtari të lartë amerikan, Uashingtoni nuk e kishte miratuar.

Raketa izraelite ra në një bazë ajrore në qytetin Isfahan të Iranit. Nga sulmi nuk pati dëme. Izraeli lëshoi gjithashtu edhe disa dronë në hapësirën ajrore të Iranit, që u shkatërruan nga forcat iraniane.

Ky sulm, i vogël në përmasa, shihet si kundërpërgjigje për sulmin me 300 dronë e raketa të Iranit ndaj Izraelit që u realizua disa ditë më parë. /tvklan.al