Quhet ‘Earth 300’ dhe është i pajisur me një laborator të bazuar në inteligjencën artificiale lëvizëse

Earth 300, superjahti luksoz që do të thyejë çdo rekord, duket si anije kozmike në përmasa. Është gjigand duke ia kaluar edhe Titanikut, me 300 m gjatësi dhe 60 m lartësi.

Ajo që bie më tepër në sy është një sferë gjigande në të, që do të jetë një miniqytet shkencor, pasi në fakt është projektuar të jetë një laborator i bazuar në inteligjencën artificiale lëvizës në shërbim të  shkencës. Numëron 13 kate në brendësi, ku do të punojnë dhjetëra shkencëtarë ndërkombëtarë.

Do të funskionojë me energji të pastër me një sistem 100% pa karbon dhe qëllimi është në mbrojtje të mjedisit.

Në bord mund të qëndrojnë 400 persona, janë projektuar 22 laboratorë me 180 shkencëtarë, 20 studentë, 40 miq të ndryshëm që mund të jenë ‘celebrity’ dhe mbi 160 anëtarë të ekuipazhit. Gjithashtu do të jetë e pajisur edhe me nëndetëse, me kompjuter kuantikë dhe një heliport.

Miqtë që do të mund të vizitojnë anijën supërluksoze për një udhëtim 10 ditor në bord, do të paguajnë një tarifë prej 3 mln $, shifër që do të vihet në shërbim të kërkimeve e studimeve që është qëllimi parësor i konceptit.

Janë dashur 6 vjet për ta projektuar, 5 mln $ shpënzime për realizmin e tij, dhe mendohet se ndërtimi i superjahtit do të arrijë një costo rreth 500 mln $.

Klan News