Juventus dhe Milan dy nga skuadra ikonë të futbollit italian do të përballen pasditen e sotme në Aliznaz Stadium. Të dyja duan fitoren por të dyja kanë objektiva të ndryshëm. Juve do të tentojë fitoren me shpresën për të mbyllur matematikisht çështjen e titullit. Trepikëshi i bardhezinjve i kombinuar me humbjen e Napolit në ndeshjen ndaj Genova i shpall matematikisht kampion. Por ndërkohë një fitore rrit moralin edhe në prag të Champions League.

Nga ana tjetër kuqezinjtë i kanë vënë si objektiv vetes vendin e katërt. Gattuso ddo të ketë probleme me formacionin pasi në dyshim janë Kessi dhe Suso ndërsa Paketa dhe Donaruma duket se do ta kenë të pamundur të rikuperohen në kohë.

Edhe në Bundeliga do të ketë një përballje të madhe. Bayern Munich dhe Borusia Dortmund do luajnë ndeshjen më të rëndësishme që mund të vendosë edhe titullin kampion. Borusia Dortmund kryeson me 2 pikë më shumë se bavarezët. Në fillim të dhjetorit gara u duk e mbyllur pasi Verdhezinjtë kryesonin me 9 pikë më shumë, por kampionët në fuqi zhvilluan një ecuri fantastike duke arritur 13 fitore në 16 ndeshje dhe duke ngushtuar hendekun më kryesuesit.

Tv Klan