Faza finale e Ligës së Kombeve për Divizionin A nisi me spektakël dhe kjo për meritë të Cristiano Ronaldo. Sulmuesi i Portugalisë vendosi kualifikimin e përfaqësueses së tij në sfidën me Zvicrën e zhvilluar të mërkurën në Oporto. 3 golat e Ronaldo përcaktuan fitoren 3-1 ndaj zviceranëve që edhe pse luajtën mirë nuk mundën të vijonin garën. Merita ishte e sulmuesit të Juventus që shkoi në kuotën e 88 golave me 157 ndeshje me përfaqësuesen.

“Nuk është kot një nga lojtarët më të mirë në botë. Nëse luan ende në nivele të larta pavarësisht moshës, meriton respekt. Është për të ardhur keq që e patëm përballë”.

Në këtë përballje u përdor edhe sistemi VAR, ku nuk munguan vendimet e kushtëzuara prej teknologjisë. Gjyqtari Felix Brych fillimisht akordoi penallti për Portugalinë dhe më pas me ndërhyrjen e asistentëve që ndodheshin në sallën e kontrollit ia kaloi Zvicrës 11-metërshin për një ndërhyrje të mëparshme. Sot do të vendoset finalisti tjetër i Ligës së Kombeve për Divizionin A.

Holanda dhe Anglia do të luajnë në Gimaraesh, ndërsa finalja do të zhvillohet të dielën në Porto. Finalet e divizioneve më të ulëta, ku bën pjesë edhe Kosova do të luhen vitin e ardhshëm, ku skuadrat fituese do të sigurojnë një vend në Euro 2020.

Tv Klan