Këngëtarja e njohur e muzikës popullore e veçanërisht asaj polifonike, Irini Qirjako ishtë në një lidhje Skype pasditen e sotme për programin “Rudina”, në Tv Klan.

Aja ka festuar ditëlindjen dhe vajza e saj Riviola, e cila ndodhet në Gjermani në pamundësi për të qenë pranë saj në këtë ditë të veçantë ka përgatitur për të një surprizë të veçantë përmes një video mesazhi.

E dashur mami ti dje kishe ditëlindjen, në fakt kisha thurur plane të tjera për ne. Ti e di mua më pëlqejnë surprizat, por nuk ka problem se ne do të festojmë ditëlindje të tjera së bashku. Mami unë të dua shumë dhe nuk e them vetëm sot, të dua në çdo rrahje të zemrës sime, në çdo qelizë të trupit tim je ti. Ti je për mua dielli, ajri, oksigjeni, vetë jeta. Unë jam me fat që të kam ty mama. Unë të dua dhe të jam mirënjohëse për gjithçka ke bërë për mua. Sepse falë teje dhe babit, unë jam kjo që jam sot. Të dua mami dhe do ta them çdo ditë deri në pafundësi”.

Këngëtarja Qirjako është emocionuar së tepërmi dhe nuk ka mundur të mbajë dot lotët.

Irini Qirjako: Riviola ime e shtrenjtë, ti je jeta jonë, ti je gjithçka je pasuria më e çmuar që kemi në jetë unë dhe babi, por ti je pasuri jo vetëm e familjes sonë, ti je pasuri edhe e njerëzimit. Ti je pasuri edhe e vendit tim Shqipërisë sepse profesioni jot është një profesion i madh human, që shëron jetë njerëzish, që shpëton njerëz dhe për këtë jemi shumë të lumtur unë dhe babi për ty zemra jonë./tvklan.al