Fevziu-te-rinjte“Të njohim të kaluarën për të vlerësuar të ardhmen”. Ishte kjo tema që mblodhi në Qendrën e Informimit të Bashkimit Evropian, studentë të Shkencave Sociale në një bashkëbisedim me gazetarin dhe drejtuesin e emisionit “Opinion” Blendi Fevziu. Autori i dy librave dhe filmit dokumentar mbi ish -udhëheqësin komunist Enver Hoxha, Fevziu foli për eksperiencën e tij, se si u bë pjesë e zhvillimeve politike në fillim-vitet e 90-ës.

Takimi me këta të rinj u përqëndrua kryesisht te roli i individit dhe forca e tij për të sjellë ndryshimin.

Në bashkebisedimin që zgjati për afro 1 orë e gjysmë, i bindur se një shoqëri është përgjegjëse për fatin e saj, Fevziu i këshilloi të rinjtë të jenë sa më aktivë ndaj çdo vendimarrje politike që cënon mirëfunksionimin e një shoqërie.