Tërmeti shkund Stambollin


Tërmeti shkund Stambollin

19:17 11/01/2020

Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter goditi qytetin më të madh në Turqi, Stambollin, këtë të shtunë. Lëkundja sizmike e kishte epiqendrën 63 kilometra në perëndim të qytetit dhe ra në orën 16:37, me orën lokale.

Tërmeti shkaktoi frikë e shqetësim tek banorët, megjithatë nuk raportohet për dëme apo të lënduar në njerëz. Edhe Kryebashkiaku i Stambollit reagoi duke konfirmuar magnitudën dhe tha se nuk raportohej për dëme.

Për shkak të pozicionit të saj në mes të pllakave tektonike, Turqia goditet herë pas here nga tërmetet.

Ekspertë turq kanë paralajmëruar në të shkuarën se Stambolli dhe rajoni i Marmara mund të goditen nga tërmete me magnitudë të ngjashme me këtë të sotmit.

Për pasojë edhe tërmetet e vogla krijojnë gjithmonë shqetësim tek banorët, se mund të pasohen nga lëkundje më të forta./tvklan.al

Grupi
LAJMET
Të ngjashme

Grupi