Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar pas tensioneve në Maqedoni të cilat pasuan zgjedhjen e Talat Xhaferit, kryetar të Kuvendit të Maqedonisë, çka u përcoll më pas me dhunën e protestuesve të cilët depërtuan në ndërtesën e institucionit ligjvënës.

Qytetarët nuk duhet të bien pre e provokimeve pas situatës në Maqedoni. Shpresojmë që fqinjët do të lëvizin drejt rrugës euroatlantike”,

 shkruajti Thaçi në Twitter.

Kurse kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë se është në interesin e të gjithë popujve në rajon që të ruhet stabiliteti.

“Jam i shqetësuar me zhvillimet e orëve të fundit në Maqedoni, të cilat po i përcjellim me vëmendje të shtuar”

, shkruajti Veseli.

“Maqedonia është një shtet mik, që e ka pranuar pavarësinë e Kosovës. I bëjmë thirrje faktorit politik që të ruajë paqen dhe stabilitetin. Është në interesin e të gjithë popujve në rajon që të ruhet stabiliteti dhe që krizat të zgjidhen me mjete politike”

, tha më tej Veseli./REL