Veliaj: Kryeqyteti, fillimvit të jashtëzakonshëm

11 shtetas, mes tyre 8 nga Kosova janë banorët më të rinj të Tiranës.

“Kemi pasur një fillimviti të jashtëzakonshëm. E nisëm me Presidencën e B40, më pas ndodhi vizita e Sekretarit të Shtetit Amerikan, pastaj u zhvillua Samiti për Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor. Nga java tjetër Tirana do të ketë një pafundësi aktivitetesh me Ditën e Verës, pastaj gjatë gjithë vitit do të punojmë për t’i dhënë më shumë jetë qytetit. Vitin tjetër Tirana do të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut. Shpresoj që do ju shoh edhe në shumë aktivitete, do jeni aktivë edhe në jetën e qytetit.

Sipas Veliajt, të gjithë qytetarët duhet të mbështesin njëri-tjetrin për të ecur përpara.

“Besimi im është që të jemi bashkë edhe në ditët e mira, por edhe në ditët kur kemi sfida e vështirësi. Të qënit bashkë, i dyfishon gëzimet, kur kemi halle, të qenit bashkë i përgjysmon hallet. Shpresoj shumë që besoni tek ky mision.”

Veliaj ftoi banorët e rinj të kryeqytetit që të ofrojnë kontributin e tyre në jetën e qytetit.

Klan News