ZjarrfikeseKati i tretë i shkollës 9-vjeçare, “Konferenca e Pezës” është përfshirë nga flakët paraditen e sotme. Kjo situatë ka bërë që nxënësit të alarmohen dhe të ndërpritet mësimi.

Mësohet se forca të shumë zjarrëfikësesh dhe policore kanë mbërritur në vendin e ngjarje dhe kanë evakuar menjëherë nxënësit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar. Nga informacionet e para mësohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

 

Redaksia/tvklan.al. E.GJ