Shkëlqimi i 100 yjeve me ndikimin më të madh, sipas përzgjedhjes së revistës prestigjioze “Time” vezulloi në mbrëmjen të organizuar për të në Nju Jork.

Nuk kishte si të mungonte Dua Lipa, e cila spikati si gjithmonë me paraqitjen e veçantë, një fustan Shanel me dantellë të gjatë nga koka te këmbët, me motive lulesh të qëndisura me kristale dhe unaza alumini.

Përfshirja në listën e këtij viti është një ogur i mirë edhe për suksesin e albumit të ri që pritet të publikojë muajin e ardhshëm “Radical Optimism”, i treti në karrierën e saj.

Mes yjeve të tjerë, të pranishëm ishin edhe I. Xhin Keroll, Kajli Minog e Xhej Zi. Për herë të parë, kjo listë e Tajm dominohet nga gratë pasi ato janë 51, më shumë se gjysma.

Tv Klan