Fiorentina e 19-vjeçarëve është fitues i Superkupës së Italisë, teksa mposhti në ruletën ruse të penalltive Empolin. Koha e rregullt u mbyll në barazim 2-2, ku protagonist ishte edhe sulmuesi i kombëtares U-19, Eljon Toci. 18-vjeçari shënoi golin që e dërgoi në shtesë përballjen, teksa ekzekutoi me kokë në perfeksion një krosim nga krahu i majtë.

Vetëm nga goditjet e penalltive, Fiorentina ia doli të kurorëzohej si triumfatore ku u treguan më të saktë dhe gjakftohtë.

Toci mungoi në apel për të goditur njërën nga pesë penalltitë, ndërsa këtë sezon ia ka dalë të jetë pjesë edhe e ekipit të parë të Fiorentinës, teksa ka qenë i grumbulluar në ndeshjen e 27 tetorit ndaj Lazios në transfertë.

Klan News