E ardhmja e Lorenzo Insinjes mund të jetë në Mejor Ligë Soker. Sipas raportimeve të gazetës spanjolle ‘AS’, interes për kapitenin e Napolit ka shfaqur skuadra kanadeze e Torontos, që është gati për të bindur sulmuesin italian me një ofertë stratosferike. Duke iu referuar këtyre burimeve, Toronto është gati të japë 15 milionë euro neto në sezon 30-vjeçarit, thuajse trefishi i asaj që lojtari fiton aktualisht.  

Për momentin, oferta zyrtare e Torontos për Insinje nuk ka mbërritur ende, por nëse do të konfirmohej paga prej 15 milionë euro, Lorenzo mund ta marrë vërtet seriozisht. Aventura amerikane do ishte një sfidë e re për yllin e Napoletanëve dhe do mbyllte derën e negociatave me presidentin De Laurentis.

Nga pikëpamja ekonomike, Toronto do fitonte garën me rivalë si Atletikon e Madridit dhe Interin, të cilët që fundmi kanë shfaqur interes për futbollistin, por me buxhet më të ulët. E ardhmja e Insinje është ende për t’u vendosur, por tundimi i ofertës amerikane tani është shumë e fortë. 

Klan News