Astrit Hafizi i rikthehet dhe një herë ekipit kombëtar pas deklarimit të bërë pas ndeshjes me Slloveninë për largimin e tij. Hafizi falë këmbënguljes së kuqezinjve të cilët kërcënuan me mosardhjen me ne ekipin kombëtar nëse ai do të largohej, por dhe të sekretarit Starova, mendon se ka akoma gjëra që mund të ndryshojnë për mirë dhe që kombëtarja shqiptare të arrijë rezultatet e shumëpritura nga publiku. Tërheqja nga vendimi i mëparshem është pritur mirë dhe nga opinioni sportiv./tvklan.al

Gazetar: Teodor Keko