Unaza e fejesës është një simbol i bukur dhe kuptimplotë për vajzat, që mbetet për gjithë jetën në kujtesë.

Por mesa duket jo të gjitha e përjetojnë njësoj…

Një grua nga Britania është përballur me lumë komentesh negative pasi ka rrëfyer se e ka detyruar bashkëshortin e saj t’i blinte tre unaza fejese, e kjo për një arsye të pazakontë.

Në një postim në rrjetet sociale ajo shkruante se bashkëshorti i kishte blerë një unazë argjendi, një flori të bardhë dhe një flori të verdhë.

“Nëse unë kam vendosur bizhuteri argjendi, unaza duhet të jetë argjendi. Nëse kam vendosur flori të bardhë, edhe unaza duhet të jetë flori i bardhë… e nëse kam vendosur bizhuteri flori të verdhë, sigurisht që dhe unaza duhet të jetë flori i verdhë”.

Kaq ka mjaftuar që komentuesit “t’i përvishen” duke i thënë se dashuria është sublime dhe nuk varet nga kombinimi i bizhuterive e në varësi të ditëve.

“Ngushëllimet e mia… për bashkëshortin tënd që i ka rënë fati me ty”, ishte një  ndër komentet në postimin e saj. /tvklan.al