Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur sërish pakënaqësi ndaj medias. Teksa ishte duke folur në një tubim elektoral në Florida përpara zgjedhjeve të javës së ardhshme, ai tha se një e treta e amerikanëve besonin se media ishte “armiku i popullit”.

Kritikët e kanë akuzuar Trump për nxitje të dhunës, duke përdorur retorikën ekstreme dhe ndarëse kundër kundërshtarëve, medias, emigrantëve dhe myslimanëve.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që Trump ka pakënaqësi ndaj medias. Vetëm një javë më parë në rrjetet sociale u bë publike një video, ku Trump shihej t’u bërtiste gazetarëve. /

tvklan.al