Presidenti amerikan Donald Trump akuzon Kinën se furnizon fshehurazi dhe në mënyrë të jashtëligjshme Korenë e Veriut. Në një postim në rrjetin social Twitter, ai shprehet tepër i zhgënjyer që Kina lejon furnizimin me naftë për Korenë e Veriut. Trump shkruan se nuk mund të ketë kurrë zgjidhje miqësore, nëse kjo vijon të ndodhë.

Komentet i bëri pasi e përditshmja koreano-jugore Çosunilbo publikoi pamje satelitore të anijeve që ngarkohen me naftë në portet kineze e më pas e shkarkojnë tek anijet koreanoveriore në det të hapur. Sipas gazetës koreanojugore, një metodë e tillë transporti ka ndodhur të paktën 10 herë, çka mohohet kategorikisht nga Pekini.

Anijeve kineze çisternë nuk i lejohet të hyjnë në ujërat koreanoveriore, pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi javën e kaluar, ndalimin deri në 90% të eksportit të naftës drejt Koresë së Veriut. Votimi ishte unanim dhe Pekini, një prej aleatëve më të ngushtë të deritanishëm të Penianit, votoi pro sanksioneve, që synojnë të pengojnë shtetin komunist të vijojë zhvillimin e programit raketor dhe atij bërthamor që konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë globale.

Tv Klan