Presidenti amerikan po shqyrton mundësinë për të bllokuar hyrjen në SHBA të telefonave Huawei. Reuters raporton se kjo do të bëhet përmes një urdhri ekzekutiv që do të ndalojë kompanitë amerikane të përdorin pajisjet e telekomunikacionit të bëra nga kompania kineze Huawei, por edhe ZTE, në tjetër kompani me bazë në Kinë.

SHBA pretendon se këto dy kompani që prodhojnë pajisje telekomunikacioni punojnë me urdhra të qeverisë kineze dhe pajisjet e tyre mund të përdoren për të spiunuar amerikanët.

Urdhri ekzekutiv që do të ndalojë futjen e këtyre pajisjeve në tregun amerikan mund të nxirret në muajin Janar 2019. Urdhri do të kategorizohet si emergjencë kombëtare që kërcënon SHBA-në.

Dy kompanitë kineze, Huawei dhe ZTE në të kaluarën kanë mohuar akuzat që pajisjet e tyre përdoren për të spiunuar.

/tvklan.al