Shtëpia e Bardhë: Njoftim i rëndësishëm për terapinë kundër Covid

Shtëpia e Bardhë beri me dije se Presidenti Donald Trump do të njoftojë një “zbulim tejet të rëndësishëm që lidhet me një terapi” për trajtimin e koronavirusit.

Njoftimi pason një mesazh në Twitter të Trump, në të cilin ai akuzonte punonjësit e Administratës Amerikane të Ushqimit dhe Barnave se po punonin për të ngadalësuar testimin e vaksinave, duke e lënë atë qëllimisht pas zgjedhjeve presidenciale të Nëntorit.

Zoti Trump shkruante se ngadalësimi është pasojë e të ashtuquajturit “shtet brenda shtetit.

Pandemia ka shkaktuar deri tani më shumë se 176 mijë të vdekur në SHBA dhe ka infektuar mbi 5.6 milionë të tjerë, më shumë se në çdo vend tjetër të botës.

Tv Klan