Operatorët: Vështirësi për shkak të masave anti-Covid

Numri i pushuesve në Durrës është shtuar, por ende mbetet larg pritshmërive të operatorëve turistikë. Tek një pjesë e hotelerive në Durrës krahas pushuesve vendas dhe nga trevat shqipfolëse, janë akomoduar edhe turistë nga Cekia.

Helidon Delilaj, administrator turistik, thotë se punojnë me kapacitet minimal për shkak te vështirësive që kryesisht turistët e huaj hasin si pasojë e procedurave anti-Covid.

“Jemi në pikun e sezonit por gjendja nuk është aspak pozitive. Jemi me 30% të kapacitetit tonë plus vështirëve të mbërritjes së turistëve, por edhe për akomodimin pasi turistët vetë nuk janë të bindur sa ditë do qëndrojnë se u kërkohet një dokument që kanë qëndruar kaq ditë”, tha ai.

Pushuesit thonë se po kalojnë pushime të qeta dhe se janë të kënaqur nga kushtet e çmimet.

“Kemi ardhur prej Kosovës. Kushtet e mira, gjërat e mira”.

“Jemi nga Struga, kushtet shumë të mira. Kemi kaluar shumë mirë”.

“Çmim të arsyeshëm, rehat jemi shumë mirë”.

Sipas agjencive turistike ditët në vijim pritet të shënojnë një rritje të numrit të pushuesve që zgjedhin plazhet e Durrësit për të kaluar pushimet verore.

Tv Klan