Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk, përgëzoi Maqedoninë për progresin e arritur.

Ai lavdëroi punën e kryer nga qeveria e Zoran Zaev, për të cilin tha se përcjell një mendësi të re pro-europiane të Maqedonisë. Sa i përket marrëveshjes me Greqinë, presidenti i Këshillit të Europës, inkurajoi Shkupin të ndjekë të njëjtën rrugë si me Bullgarinë, duke hedhur pas krahëve të shkuarën, me sytë nga e ardhmja.

Së bashku me Shqipërinë, Maqedonisë iu dha rekomandimi pa kushte për çeljen e negociatave me Bashkimin Europian.

Tv Klan