U dëbua dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar

U dëbua dhe më pas u shpall në kërkim ndërkombëtar

15:30 23/04/2019

Një 28-vjeçar u arrestua nga autoritetet policore në Elbasan pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Ai është Bledar Ibrahimi dhe u arrestua nga forcat e Antiterrorit.

“Arrestimi i tij u bë për arsye se Interpol Roma në datë 15.04.2019 e ka shpallur në kërkim ndërkombëtar, mbi bazën e vendimit të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Republikës Italiane në Mars 2019, për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë terroriste, parashikuar nga neni 270 i Kodit Penal italian”,

thuhet në një njoftim të policisë

.

28-vjeçari ishte deportuar nga Italia si person i rrezikshëm për rendin dhe sigurinë publike atje, pasi dyshohet të jetë i përfshirë me organizata terroriste në Itali dhe Egjipt.

/tvklan.al

Të ngjashme
UKT