Kalorësi Stefano Cherchi ka ndërruar jetë në moshën 23-vjeçare, 2 javë pasi u lëndua rëndë si pasojë e rrëzimit nga kali.

“Me pikëllim të thellë, familja Cherchi njofton se djali i tyre i dashur Stefano ndërroi jetë sot. Familja është shumë mirënjohëse për dashurinë, lutjet dhe mesazhet e dërguara nga komuniteti i garave në mbarë botën”.

I riu ishte në trajtim intensiv pasi u dëmtua në kokë gjatë një gare në Canberra të Australisë më 20 Mars, gjë që i shkaktoi gjakderdhje të brendshme.

Kanë qenë të shumtë personalitetet që kanë shprehur ngushëllimet dhe kanë nderuar kalorësin, mes të cilëve dhe Autoriteti Britanik i Kuajve që tha se Cherchi do të kujtohet me nderim në mbarë botën.

“E gjithë industria e garave do të jetë në zi pas humbjes së një të riu kaq të talentuar”, tha në deklaratë Autoriteti Britanik i Kuajve./tvklan.al