E gjithë bota po pret me ankth rrjedhën e konfliktit mes Izraelit dhe Iranit.

Sekretari i Jashtëm britanik David Cameron dhe ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock u takuan ne Tel Aviv me Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu duke i dhënë mesazhin e qartë të mos përshkallëzimit të situatës.

Teksa Netanjahu ka deklaruar se Izraeli do t’i marrë vetë vendimet për mënyrën e përgjigjes ndaj Iranit pas sulmit të paprecendentë me 300 dronë e raketa fundjavën e shkuar.

Mediat amerikane citojnë burime pranë administratës Biden, të cilëve zyrtarët izraelitë u kanë thënë vetëm se kundërpërgjigjia e Izraelit do të jetë e kufizuar dhe brenda territorit iranian.

Po sipas mediave amerikane, Irani ka nisur largimin e trupave nga disa baza në Siri, të konsideruara si objektivi më i mundshëm për t’u goditur nga hakmarrja e Izraelit.

Në paradën e përvitshme ushtarake, presidenti iranian Ibrahim Raisi tha se Teherani është gati t’i përgjigjet hakmarrjes së Izraelit me avionë bombardues taktikë supersonikë rusë Sukhoi -24.

Në Bruksel u mblodhën liderët e BE-së ku për dy ditë me radhë veç diskutimit për mbështetjen e Ukrainës, në kryeaxhndën e tyre është situata tejet e tensionuar në Lindjen e Mesme. Në fokus të diskutimeve të liderëve evropianë janë vendosja e sanksioneve ndaj Iranit.