4 ekipe rrezikojnë përjashtimin

Vendimi për të mos braktisur planin për projektin e Superligës Europiane mund t’i kushtojë shtrenjtë 4 skuadrave më të rëndësishme të Kontinentit. Sipas asaj që raporton media spanjolle “ESPN”, Juventus, Real  Madrid, Milan dhe Barcelona rrezikojnë një përjashtim dy-vjeçar nga kompeticionet Europiane, Champions dhe Europa League. Duke iu referuar këtyre burimeve, UEFA është e gatshme të marrë masa të ashpra disiplinore kundër klubeve rebele, pasi presidenti i organit më të lartë të futbollit, Aleksander Ceferin kërcënoi se do kishte masa për themeluesit e projektit. 

Të katër klubet që janë ende pjesë e Superligës besojnë se janë në një pozitë të fortë, pasi dokumentet origjinale të paraqitura në UEFA dhe FIFA thonë se turneu i kërkon leje këtyre dy organeve dhe një njohje të saj prej tyre. Pra jo një shkëputje siç aludohet. Megjithatë rreziku është konstant, pasi vetëm këto 4 skuadra kanë mbetur besnike të planit, pasi pjesa tjetër, pra 7 prej ekipeve themeluese kanë gjetur tashmë një marrëveshje me UEFA-n, ndërsa Inter mbetet ende i lëkundur.

Klan News