Qytetarët freskohen tek çezmat pranë sheshit “Skënderbej” për të përballuar vapën

Nëse një pjesë e madhe e kryeqytetasve i janë drejtuar detit apo malit për të përballuar valën e të nxehtit afrikan që ka përfshirë vendin tonë, nuk janë të paktë ata që lëvizin tek sheshi “Skënderbej” në temperaturat përvëluese.

Ky kënd pranë sheshit është më i preferuari për ata që zgjedhin të freskohen për t’i bërë ballë temperaturave mbi 40 gradë.

Dikush tjetër zgjedh hijen e pemëve apo ndonjë strehëz aty pranë.

Vala e të nxehtit afrikan do të jetë prezent në të gjithë territorin shqiptar deri ditët e para të Gushtit, sipas MeteoAlb.

“Do të kemi freskim deri në 2 gradë Celsius, por vlerat 39 gradë Celsius për muajin Gusht janë vlera deri në 8-9 gradë më të larta se vlerat normale”.

Për shkak të valës së nxehtë mjekët rekomandojnë të shmangen oraret e pikut gjatë orëve të mesditës dhe të qëndrohet në ambiente të freskëta.

Klan News