Ulen me 20% rastet e reja me Covid javën e fundit

Bien më 20% rastet e reja të Covid krahasuar me një javë më parë. Sipas statitiskave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, java e  fundit nga 21-27 Shtator ka regjistruar 4784 raste në total. 20% më pak se një javë më parë. Nga 14-20 Shtator në Shqipëri u regjistruan afro 6 mijë raste të reja për një javë.

Ekspertët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se kjo ulje e rasteve vjen si rezultat i mbulesës vaksinale në rritje.

Por ndryshe nga rastet e reja, ajo që shihet me shqetësim është dyfishimi i humbjeve të jetës nga Covid në spital.

Këtë javë në spitalet Covid 1 dhe Covid 3 kanë humbur jetën 66 pacientë, nga 39 që u regjistruan një javë më parë.

Sipas mjekëve, shumica e të shtruarve në spital janë persona të pavaksinuar kundër COVID-19.

Përhapja e variantit Delta bëri që të thyhet koncepti i imunitetit të tufës. Sipas ekspërteve për të frenuar përhapjen e virusit duhet të vaksinohet mbi 90 % e popullsisë.

Tv Klan