Sky News Patatet në fermën e Andrew Branton tregojnë gjithçka duhet të dini për motin në vitin 2023: të kalbura. Nga fundi i Shtatorit deri në Janar, në fermën e tij në Lincolnshire të Britanisë, ra shi sa për një vit. Shumë prej fushave të tij u zhytën për javë të tëra në ujë, duke bërë që patatet të kalbeshin në tokë.

Ai nuk është i vetmi. Sipas një analize gjithëpërfshirëse të realizuar së fundmi për klimën e Europës në 2023-n, ky ishte viti i katërt më i lagësht nëpër kontinent, me Dhjetorin në krye të kësaj liste.

Raporti zbuloi se humbjet nga moti ekstrem janë të paktën 13 miliardë euro dhe se u prekën 1.6 milion njerëz.

2023 ishte një vit i jashtëzakonshëm”, thotë Dr. Samantha Burgess, zv/drejtoreshë e Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut të BE, që përpiloi raportin së bashku Organizatën Botërore të Meteorologjisë.

“Europa është kontinenti me ngrohjen më të shpejtë, me një rritje temperaturash gati dyfish sa mesatarja, me 3 vitet më të nxehta të regjistruara ndonjëherë më parë, që prej vitit 2020”, thotë Dr. Burgess.

Një seri stuhish përgjatë vitit shkaktuan përmbytje nëpër Europën qendrore e jugore dhe besohet se Sllovenia ishte vendi që pësoi katastrofën më të kushtueshme në historinë e saj. Përmbytjet prekën 1.5 milion njerëz.

Temperaturat mesatare të oqeaneve në Atlantikun Verior, një prej ndikuesve kryesor të sistemit të motit në Europë, ishin më të lartat të regjistruara ndonjëherë më parë dhe ishin një gradë ose më shumë, më lart sesa mesatarja, për pjesën më të madhe të 2023-t.

Akullnajat e Europës po ashtu pësuan nivele historike të shkrirjes dhe përgjatë 2022 dhe 2023 të marra bashkë, ato humbën rreth 10 përqind të akullit.

Në fund të Korrikut, pjesa më e madhe e Europës, si kurrë më parë në histori, u përball më një hapë ekstreme, me temperatura deri në 46 gradë, sipas raportit.

E si produkt i vapës së madhe, sigurisht nuk munguan zjarret, përfshirë zjarrin më të madh të regjistruar ndonjëherë në kontinent, që ishte në Greqi.

Është ironike sesi ngrohja globale në një kontinent si Europa, e rrethuar nga oqeanet, mund të sjellë të dyja ekstremet, si të nxehtin ekstrem, ashtu sikurse shiun ekstrem.

“E dimë që në një klimë të ngrohtë do të kemi më shumë vala të të nxehtit dhe këto vala do të jenë më intensive”, thotë Dr Burgess. “Dimë gjithashtu se në një klimë të ngrohtë, atmosfera mund të mbajë lagështinë, që do të thotë se që stuhitë do të jenë më intensive”./tvklan.al