Një tjetër shqiptar, i cili vuante dënimin në një burg të Greqisë, ka gjetur vdekjen në qeli. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një 45-vjeçar, i cili i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, e vuante dënimin në një burg në Kretë. Nuk dihen shkaqet që e çuan 45-vjeçarin t’i japë fund jetës, apo krimi për të cilin ndodhej në qeli.

Ky është i burgosuri i dytë që në një hark kohor prej 24 orësh, që gjen vdekjen në burgjet greke. Një ditë më parë, shqiptari Arbër Bako u vra me thikë në burgun e Koridalosit në Athinë, nga anëtarë të një bande rivale, të cilët kishin mësuar transferimin e tij.

Bako ishte transferuar përkohësisht nga burgu i Domokos, për gjyqin që po zhvillohej ndaj tij, për vrasjen e avokatit Michalis Zafeiropoulos, në Tetor të 2017-s. Ai ishte dënuar gjithashtu për atentatin ndaj avokatit tjetër, Giorgos Antonopoulos në 2014-n, si dhe plagosjen e 14 personave në një lokal në Pire, po në 2014-n.

/tvklan.al