Gjermani nxjerr në shitje automjetet, zbraz garazhin nga Ferrarit

Ashtu siç ndodh mes dy të dashuruarve kur ndahen edhe në sport ndodh një gjë e ngjashme.

Këtë rrugë zgjodhi Sebastian Fetel, piloti i Formula NJË që ka vendosur të harrojë të kaluarën te Ferrari. Gjermani në fakt ka nxjerrë në shitje pesë vetura të prodhuara në Maranello që janë pjesë e koleksionit të tij. Njoftimi u shfaq në mediat sociale të kompanisë së super veturave të Tom Hartley Junior.

Fetel i cili u transferua te Aston Martin zgjodhi të zbrazë garazhet e tij dhe të eliminojë Ferrarin e vitit 2016 me vetëm 490 kilometra, Ferrari Enzo 2004, dhe një F50 i 1996.

Gjithashtu në treg një tjetër Ferrari i vitit 2016 dhe një Ferrari 458 Speciale, prodhuar në 2015. Fetel gjithashtu ka vendosur të shesë Mercedes-Benz SL65 AMG ‘Black Series’ 2009, një Mercedes-Benz SLS AMG Gullwing 2010 dhe një BMW Z8 2002.

Klan News