Një hetim i policisë së Durrësit dhe policisë së Shijakut i koduar “Rakordimi” ka vënë në pranga dy vëllezër të akuzuar për vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe mbajtje pa të drejtë e uniformës dhe simboleve.

Ata janë Hamid Bala 28 vjeç dhe vëllai i tij i mituri E.Bala 16 vjeç, nga Maminasi.

Grupi hetimor ka zbardhur dhe dokumentuar rme prova shkencore dhe procedurale se vëllezërit e arrestuar janë autorë të dyshuar të vjedhjes së magazinës së shtetasit E. Z. , vjedhjes së servisit së shtetasit M.N. ku kanë vjedhur vlera monetare, sende të ndryshme materiale, telefona celularë dhe vjedhjes së një çante, marsup shtetasit S.B.

Në momentin e kapjes së shtetasve të mësipërm si edhe gjatë kontrollit të kryer në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• 1 armë zjarri pistoletë tip “Ecol” , kal. 7.65 mm, së bashku me një kreher me 9 fishekë;

• 1 armë gjahu tipi Shutgan ku brenda folesë së saj gjendeshin 4 fishekë;

• 1 armë gjahu me grykë e cila kishte të stampuar PBERETTA;

• 1 pushkë sportive;

• 1 dorezë arme gjahu shutgan;

• 169 fishekë kal.7.62 mm mod 56;

• 1 automjet tip Benz CLK 230 kompresor së bashku me dokumentacionin dhe të instaluara një palë fenelina policie;

• 6 palë targa;

• sendet e vjedhura në pronën e shtetasve E.Z. dhe M.N.

• 1 palë dylbi;

• 3 telefona Smartphone;

• 11 karta telefoni të kompanive të ndryshme celulare;

• 1 kamer e markës JVC COMPACT VHC;

/tvklan.al