Në këtë mbrëmje të Krishtlindjes, doktor Skerdi ka dhënë një mesazh human për të gjithë. Pas interpretimit në skenën e “C’est la vie” në Tv Klan, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që të dhurojnë gjak për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish dhe për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë nevojë.

“Meqë është edhe Krishtlindje edhe meqë të gjithë jemi më të mirë, unë dua të përshëndes sot të gjithë ata fëmijë edhe të rinj të cilët vuajnë nga talasemia. Unë së bashku me Kryqin e Kuq u bënë dy vjet që dhurojmë gjak në ndihmë të këtyre fëmijëve dhe të gjithë pacientëve që kanë nevojë. Unë vet jam mjek. U bënë gati 18 vjet që dhuroj gjak rregullisht, sepse ka shumë njerëz të cilët kanë nevojë, sidomos në Shqipëri ku dhurimi i gjakut është në nivelin më të ulët në Europë, vetëm 25% bëjnë dhurim të gjakut.

Do të doja që duke shfrytëzuar këtë skenë të “C’est la vie” të sensibilizoj aq sa kam mundësi të gjithë ata njerëz që dëshirojnë të dhurojnë gjak kudoqofshin, për fëmijët që vuajnë nga talasemia, për pacientët në nevojë, dhe diçka tjetër…. Dhurimi i gjakut bën mirë. Bën mirë për shëndetin e atij që e dhuron, redukton rrezikun nga infarkti i miokardit, pastron trupin nga toksinat, pra bëjmë mirë dhe i bëjmë mirë vetes”,

ishte mesazhi i doktor Skerdit. /

tvklan.al