Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e aksionit për arrestimin e dy vrasësve të dyshuar të biznesmenit Memli Begalla. Ata janë Denis (Alban) Demiri 43 vjeç dhe Ardian Serezi 49 vjeç.

Dy të dyshuarit u arrestuan gjatë një aksionit të organizuar të Policisë së Tiranës të koduar “Triss”. Sipas uniformave blu, Denis Demiri është ekzekutori direkt i Memli Begallës. Dyshohet se pista kryesore ku janë fokusuar hetimet e policisë është ajo e borxheve që nuk kishte shlyer viktima.

Për arsye hetimore, policia nuk bëne me dije të dhëna të tjera në lidhje me mekanizmin apo rolet si dhe përfshirjen e personave të tjerë në këtë ngjarje. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar një automjet me targa të huaja, me të cilin autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Gjithashtu është sekuestruar një automjet në pronësi të shtetasit Denis Demiri, si dhe 9 telefona celularë. /

tvklan.al