Videoja e karaokes e bëri të famshëm 80-vjeçarin Ted McDermott.
Sapo u hodh në You Tube dhe Facebook, videoja duke kënduar Quando Quando Quando me djalin e tij Simon, mori më shumë se 60 milionë shikime dhe u mblodhën deri në 125,000 paund dërgesa për bamirësi.
Ted është me alzhaimer, i cili i ka rrëmbyer dinjitetin dhe kujtesën.
Ai shpesh nuk e njeh të birin dhe i propozon shpesh gruas së tij Lindës, 71 vjeç.
Ata festuan përvjetorin e 40 të martesës së tyre.
“
Im atë e ka dashuruar gjithmonë muzikën. Ai hoqi dorë për të gjetur një punë më të qëndrueshme kur mamaja ime ishte shtatzënë me mua. Ai ka qenë në një orkestër dhe u thotë të gjithëve për këtë
”, thotë Simon./tvklan.al